Islam Ukimeri thotë se do të jetë zëri i tyre i fuqishëm, në Kuvendin Komunal
Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) ka pasur këtë aktivitet:
“Sonte, bashkë me Kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi, me Kryetarin në ardhje të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, me Sekretarin për organizim dhe zgjedhje z. Betim Gjoshi, si dhe me shefin e shtabit zgjedhor të degës z. Kujtim Gashi, takuam banorët e fshatit Korishë.
Në fjalën time drejtuar bashkëvendasve të mi, u zotova se edhe në mandatin e dytë si Kuvendar, do të jem zë i tyre i fuqishëm, në organin më të lartë legjislativ lokal.
Falenderues dhe mirënjohës përherë nëndegës dhe strukturave të Korishës, rreth mbështetjes së kandidaturës sime, për herë të dytë.
Gjithashtu falenderues edhe shumë qytetarëve gjithandej, për përkrahje të madhe në vazhdimësi ndaj rrugëtimit tim në politikë, ku premtoj publikisht se do i përfaqësoj denjësisht, në të gjitha pozitat publike që më besohen”, thuhet në njoftim.
#PDK177
#ShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#IslamUkaj4
Sponsorizuar