Italia, finalistja e parë e Euro 2020
Jorginho është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka dërguar Italinë në finale të Euro 2020.
Italia ka fituar nga Spanja me rezultat 4-2.
Gjatë vazhdimeve, dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta, nuk ka pasur gola.
Koha e rregullt ka përfunduar baraz 1-1.
Kanë qenë italianët ata që kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 60-të, kur ka realizuar Federico Chiesa.