Iu jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi që vdiqën nga aksidenti në Çubrel
Në orën 14:00 janë varrosur viktimat: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.
Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit.
Sipas IPK-së, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit zyrtar, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile. /Foto e teskti Ekonomia Online.