28-11-2024

Ja cila është koha ideale për të pirë kafen e mëngjesit

Kafeja e mëngjesit është një zakon i preferuar për shumë njerëz, të cilët nuk mund ta nisin ditën pa të. Megjithëse shumë mendojnë se koha më e mirë përt të pirë kafe është sapo zgjohemi, në fakt nuk rezulton kështu.

Sapo zgjoheni, sidomos nga ora 8 deri në 9 të mëngjesit, nivelet e kortizolit, një hormon që mobilizon dhe ju mban zgjuar, janë shumë të larta, ndaj nuk keni nevojë për kafeinë. Këshillohet që kafeja të pihet pas orës 9:30, kur nivelet e hormoneve fillojnë të bien.
Për sa i përket mëngjesit, mund të hani brenda një ore pasi jeni ngritur nga shtrati. Kështu, ju do të stimuloni metabolizmin tuaj dhe do të shmangni urinë dhe dëshirat deri në vaktin tjetër.

Asnjë koment

Comments are closed.