Kuvendi Komunal ((KK) i Prizrenit, sot mban mbledhjen e rregullt, në të cilën do të shqyrtohet edhe miratimi i propozim-vendimit për lirim nga pagesa e qirasë dhe taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste në Komunën e Prizrenit, për shkak të situatës së Pandemisë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Pikat tjera të parapara janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 17 nëntor dhe 22 dhjetor 2020;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm publik; (Ngastra kadastrale Nr. 00502-0 ZK Sërbicë e Poshtme)
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin dhe emërimin e anëtarëve e bordit mbikëqyrës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e objekteve publike sportive kulturore dhe rinore;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” (Post Mortum) për Bujar Gjurgjeali;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit nr.001/011-160724 dt:11.11.2019 mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale (Sopaj);
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim -vendimit për anulimin e Vendimit Nr.001/011-82822, i dt. 30.09.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të pronës komunale (Çlirimi)
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirim nga pagesa e qirasë dhe taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste në Komunën e Prizrenit, për shkak të situatës së Pandemisë COVID-19;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit te përgjithshëm publik; (Ngastra kadastrale: Nr.01187-0 ZK Gjonaj);
- Në rendin e ditës, së mbledhjes së 1 (parë) të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit parashihet edhe pika “Anulimi i vendimit Nr. 001/001-77311 Dt: 30.05.2019 për rregullimin e kompensimit me marrëveshje të tokës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe pronarëve të tokave”.
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net