26-11-2024

Ja cili është çaji që mund t’ju ndihmojë me shumë probleme shëndetësore

Çaji i rozmarinës është efektiv në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore. Këtu përfshihen, para së gjithash, problemet e tretjes, problemet reumatizmale, si dhe problemet me tëmthin. Rozmarina stimulon nxjerrjen e urinës dhe ka një efekt pozitiv në mëlçi, si dhe është efektive kundër baktereve.

Ky çaj rekomandohet veçanërisht për fëmijët e diagnostikuar me anemi, si dhe për mungesë oreksi. Edhe çaji i rozmarinës është treguar se ka një efekt pozitiv në qarkullimin e gjakut, ndaj këshillohet ta konsumojnë edhe femrat që kanë probleme me dhimbjet menstruale, por edhe me mungesën e menstruacioneve.

Kjo bimë ngre presionin, e gjithashtu mundëson përqendrim dhe memorie më të mirë. Disa studime kanë treguar se ka një efekt shumë pozitiv në tru dhe forcon imunitetin. Rekomandohet të pini dy filxhanë çaj rozmarine në ditë, por gratë shtatzëna dhe ato në laktacion këshillohen ta shmangin atë. Sa herë që është e mundur, zgjidhni rozmarinë të freskët pasi është më e pasur në shije dhe aromë. Para gatimit, shpëlajeni rozmarinën me ujë të rrjedhshëm dhe thajeni.

Asnjë koment

Comments are closed.