Pos Nait Hasanit, duket se nga PDK e Prizrenit nuk do të ketë deputetë të tjerë në Parlamentin e Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas një liste të publikuar për kandidatët nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit, publikuar nga DrenicaOnline ( ku thuhet se janë rezultatet e plota), deri më tani për kandidatët e PDK-së në nivel qendror, del se të tjerët janë ranguar, shumë më poshtë numrit 25 aq sa PDK, pritet të ketë deputet.
Më së shumti vota nga lista e Prizrenit mori, Nait Hasani, që është ranguar në vendin e 19 me 11.394 vota, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Kujtim Gashi u radhit në vendin e 49 të listës me 5. 490 vota.
Pastaj vjen Patriot Krasniqi 3. 590, Fetah Paçarizi me 3. 216, Faruk Bojaxhi mori 3. 008 vota, Gresë Baraliu 2. 658, Antigona Bytyqi 1. 890 dhe Drita Qenaj që është në vendin e fundit në listën e partisë me vetëm 1.089 vota ta marra.
Siç theksuam se kjo listë nuk është nga KQZ dhe e tëra varet nga numërimi i votave te diasporës dhe pas afatit të ankesave.
Nga partitë tjera, që aktualisht kanë gjasa për deputetë nga Prizreni janë: Anton Quni, Driton Selmanaj e Xhavit Ukaj ( LDK ), Artan Abrashi e Arbër Rexhaj ( VV ) dhe Emilia Rexhepi e Duda Balje nga minoritetet./ Gazeta e Prizrenit