Zvicra ka përzgjedhur Bazelin për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën, më 18 nëntor, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
Kështu ka njoftuar drejtori i futbollit në Armotion, Arlind Sadiku, raporton Klankosova.tv.
Detajet se në cilin stadium, apo koha kur do të luhet ende nuk është zbuluar.
Përndryshe, ballafaqimi i parë u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Vedat Muriqin, i cili realizoi të dy golat.
Kosova pas pesë takimeve renditet në vendin e pestë me katër pikë, teksa Zvicra pozicionohet në pozitën e parë me 11 pikë.