Ja deri kur pritet të bie shi dhe kur parashihet moti veror
Moti i ligë i cili ka disa ditë po mbizotëron në Kosovë ka bërë që në shumë vende të ketë vërshime.
Në fshatin Barlievë të Prishtinës, uji ka mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore edhe në Ferizaj.
Një fermeri i janë shkatërruar 3 hektarë me dredhëz në vlerë deri në 100 mijë euro. Në komunë thonë se e kanë ndarë një fond për kompensim.
E sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.
“Pas këtyre reshjeve të intensitetit të mesëmm deri të lartë, ku shkaktuan vështirësi në shumë pjesë të Kosovës dhe dëme në fushën e bujqësisë, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore”, njofton IHMK.
Kjo pasi që nga e mërkura, temperaturat parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht./rtklive