27-11-2024

Ja ku qëndron Prizreni për nga numri i vizitorëve të huaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në janar 2022, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishin 31.223, prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj.

Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54.627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës, me 10.351 vizitorë dhe 19.106 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

Asnjë koment

Comments are closed.