25-11-2024

Ja ku renditen Suhareka, Prizreni, Dragashi, Mamusha e Malisheva pas kategorizimit të komunave me Covid-19

Ka ndryshuar kategorizimi i komunave sipas zonave, për shkak të paraqitjes së rasteve të reja me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në zonën e kuqe tashmë është futur Suhareka, ndërsa Prizreni ndodhet në të verdhën,  shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në zonën e kuqe po ashtu janë edhe: Prishtina, Fushë-Kosova e Zveqani.

Në zonën e verdhë janë: Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut.

May be an image of 1 person dhe tekst

Në zonën e gjelbër janë: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kacaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.

May be an image of 1 person dhe tekst

Brenda 24 orëve nga 5 rastet e vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, një rast është nga komuna e Dragashit (81 vjeç).

Sa i përket rajonit të Prizrenit me rastet e të infektuarave, sot paraqitet kjo tabelë: Prizren 21 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 3 raste, Mamushë 2 raste dhe një rast në Malishevë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.