24-11-2024

Prizren: Qeverisja e Totajt punësoi pa konkurs ( Dokument )

Zyra e Kombëtare e Auditimit (ZAK) ka gjetur disa shkelje në Komunën e Prizrenit, në raportin për pasqyrat financiare vjetore për vitin e kaluar (2022), deria opozita ka kërkuar hetime pasi sipas tyre ato përbjnë edhe vepra penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndër shkeljet e evidentuara,  është edhe Çështja A5 – Ndërrimi i afatit të kontratës së punës, nga kohë e caktuar në kohë të pacaktuar.

Auditori ka gjetur se: Të punësuarit me kontratë për kohë të caktuar në pozitën vozitës në QKMF, tre muaj para skadimit të kontratës i është bërë kontratë e re me afat të pacaktuar, pa u zhvilluar procedurë e re rekrutimit.

Me këtë rast ZAK ka përkujtuar se me nenin 66, të Ligjit për zyrtarët publik, përcaktohen kriteret për kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës, përderisa  me nenin 67, përcaktohet që themelimi i marrëdhënies së punës për një nëpunës të shërbimit publik, bëhet vetëm me anë një konkursi publik dhe të hapur, organizuar  sipas këtij ligji.

Përfaqësues opozitar nga Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, këtë e kanë vlerësuar si rast “që i bie se i punësuari për kohë të caktuar pa “konkurru” bëhet i punësuar i përhershëm”.

Siç dihet, prej fundit të vitit 2021 në krye të qeverisjes lokale të Prizrenit është Shaqir Totaj (PDK).

Në këtë rast, ZKA ka rekomanduar që Kryetari të sigurojë që të punësuarit me kontratë për kohë të caktuar të angazhohen vetëm për afatin e caktuar, e në rastet kur vlerësohet nevoja për punonjës të rregullt, të zhvillohet procedurat e rekturimit përmes konkursit publik,

Pos kësaj, ndër rastet tjera të vërjetur nga Auditori janë edhe parregullsitë në procedurat e prokurimit publik, vonesa në realizim të projekteve kapitale dhe mosmbulim të kontratave me siguri të ekzekutimit, pastaj zotim i mjeteve financiare në IMFK pas nënshkrimit të kontratave publike, parregullësi në proceset e subvencionimit të OJQ-ve dhe fermerëve, etj.

Përfaqësuesit e VV-së, këto të gjetura i kanë vlerësuar si shkelje që përbëjnë vepër penale, duke ftuar organet përkatëse të hetuesisë të merren me hetimin e tyre./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.