Ja kur do të dalin pagat me rritje të muajit dhjetor
Në muajin e ardhshëm pagat me rritje në sektorin publik do të dalin pa vonesa.
Madje, për shkak të festave të fundvitit, punëtorët në institucione të Republikës së Kosovës do të marrin me herët pagën sesa zakonisht
Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit së Financave në dorëheqje, Bedri Hamza, për Indeksonline, ka thënë se pagat me rritje në muajit dhjetor do të dalin 2-3 ditë para 31 dhjetorit, festës së Vitit të Ri.
Ndërsa, festë zyrare në Kosovë në dhjetor është edhe data 25, festa e Krishtlindjeve.
“Pagat do të dalin siç kanë dal dal gjithëherë, nu do të ketë asnjë vonesë. Zakonisht pagat kanë dal para festiave të fund vitit, edhe këtë herë do të dalin 2-3 ditë më herët. Nuk do të ketë implikime buxhetore”, ka thënë Rafuna
Numri i punëtorëve që paguhen nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë dhe paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2018 ishte 573 euro. Kurse në sektorin privat, që llogaritet të ketë rreth 250 mijë punëtorë, 410 euro është paga mesatare.