Ja kur do të ngritën aktakuzat e para nga Specialja-të dyshuarve u janë konfiskuar pasaportat
Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë kanë intensifikuar veprimet e tyre karshi të ftuarve në cilësinë e të dyshuarit.
Një numri të konsiderueshëm, kryesisht atyre që janë ftuar më herët nga kjo gjykatë, u janë marrë edhe pasaportat, në atë formë që të njëjtit mos të kenë mundësi dalje jashtë Kosovës.
Ish-luftëtarë të UÇK-së, që tashmë janë bërë shënjestër nga Prokuroria e Specializuar e Hagës, e që më vonë ndaj tyre pritet edhe aktakuzë, s’do të kenë më mundësi të dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Burime të sigurta të lajmi.net, tregojnë se një numri të konsiderueshëm të personave që janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, u janë marrë dokumentet e udhëtimit në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit.
Të njëjtat burime kanë treguar se hetuesit e Speciales, kanë udhëtuar vetë nëpër destinacione të ndryshme dhe në lokacionet e të intervistuarve më parë, nga ku edhe i kanë marrë pasaportat.
E gjithë ecuria e këtij veprimi të hetuesve të Hagës, sipas burimeve të lajmi.net rrjedh në atë formë, që aktakuzat e para që do të ngritën, do të bëhen të ditura për të pandehurit gjatë javës së parë të dhjetorit.