25-11-2024

Ja kur pritet pagesa e shtesës prej 50 euro për shtator për sektorin publik

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se sot përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.

Murati shkruan se nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, ka shkruar Murati./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.