Ja kush është i propozuari për kryeministër nga VV
Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën për emrin e kryeministrit, U.D Presidentit, Glauk Konjufcës, shkruan Indeksonline.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Po i është kthyer letra u.d të Presidentit“, tha shkurt Manxhuka.
Albin Kurti është i propozuari i Vetëvendosjes për këtë pozitë.
Seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet sot në orën 17:00.
Kujtojmë që gjatë ditës U.D. i presidentit të Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për kryeministër.