Ja kush përfitoi mbështetje financiare në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit nga komuna e Prizrenit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren ka shpallur listën e përfituesve për mbështetje financiare të individëve dhe organizatave jo-qeveritare të cilat janë të fokusuara në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në njoftim thuhet se lista e përfituesve është përcaktuar pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesave nga ana e komisionit.
“Aplikuesit jo të përzgjedhur mund të shtrojnë ankesë me shkrim në komisionin e caktuar për ankesa në Komunën e Prizrenit deri 8 ditë pas datës së shpalljes”, thuhet në njoftimin e DKRS-së.
52 organizata janë përfituese në fushën e kulturës e të rinisë, ndërsa 41 në atë të sportit, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Për ta parë listën e përfituesve klikoni në: