22-11-2024

Ja në cilën zonë me Covid ndodhen komunat e rajonit të Prizrenit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë renditjen e re të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Por, derisa janë dhënë komunat tjera, në listë nuk figuron ajo e Prizrenit. Mirëpo, ky lëshim është plotësuar më vonë dhe Prizreni vazhdon të mbetet në zonën e verdhë.

Sipas njoftimit, nga 12 marsi deri më 19 mars, në zonë të kuqe gjenden: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë-Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda, Vushtrria dhe Lipjani. Ndërsa, në atë të verdhë: Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonë të gjelbër renditen 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.

Në zonë të kuqe renditen komunat që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Në atë të verdhë renditen komunat që kanë 75-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh dhe në zonë të gjelbër komunat që kanë deri në 75 raste.

Asnjë koment

Comments are closed.