Sot janë raportuar shifrat më të larta të të prekurve me Covid-19 në Kosovë, kur pozitive kanë rezultuar gjithsejtë 276 persona.
Po ashtu edhe në Prizren ishte numër i lartë, apo 20 sosh, që paraqet shifrën më të lartë të kohëve të fundit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Mbështetur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve del se 13 persona janë nga Prizreni, 2 në fshatin Tupec dhe nga 1 në Poslisht, Planejë, Korishë dhe Krushë e Vogël. Pra nga shifrat dalin se janë 19 e jo 20 persona.
Po ashtu edhe nga lokalitetet e rajonit tonë janë disa raste, të cilat i keni në tabelën e paraqitur. /GazetaePrizrenit. net