19-11-2025

Ja kush është përzgjedhësi i Kosovës ndaj Shqipërisë 

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton me krenari se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Mund të jetë një ilustrim i teksti që thotë "KOSCIE 30 Bujar LOCi KosovaTeamCoach Kosova Team Coach TEB *.++ REPUBLIK MR HENISE EXPORTIT"
Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist.
Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.
Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.
Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.
📅 Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese:�🇦🇱 Shqipëria vs Kosova 🇽🇰, ora 18:00.

Asnjë koment

Comments are closed.