Ja sa e shkurton rruga e re udhëtimin nga Kosova për në Sarandë
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është hapur dje.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj njofton se për 45 minuta shkurtohet udhëtimi drejt Sarandës, nga Kosova.
“Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare”, shkruan Kurtishaj. /IO