26-03-2026

Ja sa është numri i tifozëve të Kosovës në Sllovaki

7-8 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë në stadium, në përballjen Sllovaki-Kosovë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

E para kësaj ndeshje të madhe, ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ademi tha se pret fitore.

“Presim fitore. Do të japim më shumë në fushë dhe jashtë fushës i falënderoj gjithë tifozët “Dardanë”. Janë diku 7 deri 8 mijë tifozë këtu në Bratislavë”, deklaroi Ademi.

Ballafaqimi me Sllovakinë, është tejet e vlefshme në rrugëtimin drejt Botërorit i cili sivjet luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./KK

Asnjë koment

Comments are closed.