Ja sa para ua jep UEFA, skudrave pjesëmarrëse në Champions
Tridhjetë e dy klubet e Championsit të këtij sezoni do të arkëtojnë brenda pak ditësh shifrën e 284,55 milionë eurove (një pjesë është e market pool dhe një tjetër ka lidhje me rrezultatet sportive të ekipeve pas tre ndeshjeve të para në grupe).
“Calcio e Finanza” ka zbuluar shifrën që pritet të përfitojnë klubet italiane, të cilat do të arkëtojnë së bashku 34,7 milionë euro, raporton rtsh.Skuadra e cila përfiton më shumë është ajo e Napolit me 12.4 milionë euro.
Në vendin e dytë ndodhet Interi me 9.93 milionë euro e ndjekur nga Lacio 8.83 mln euro dhe Milani me 3.56 mln euro.