27-11-2024

Ja sa për qind e shqiptarëve as kanë blerë, e as kanë lexuar libër vitin e fundit

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar shqiptarët në Shqipëri, gjatë vitit 2022, 74.8 për qind e tyre, janë përgjigjur asnjë.

Ndërkohë, vetëm 7.6 për qind kanë lexuar një libër, 11.8 për qind e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7 për qind kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3 për qind më shumë se 5 libra.

Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2 për qind e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2 për qind e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10 për qind e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9 për qind kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9 për qind e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.

Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8 për qind e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2 për qind e tyre. 74.1 për qind e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5 për qind kanë marrë.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Asnjë koment

Comments are closed.