23-01-2026

Ja sa vendime për ndalim ndaj të dyshuarve për manipulim me vota – Prokuroria “i mbyll derën” komisionerëve

Prokuroria Themelore në Prizren ka nxjerrë deri më tani 109 vendime për ndalim, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për manipulimin e votave dhe transferimin e mijëra fletëvotimeve nga një kandidat te tjetri.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se të ndaluarit dyshohen se kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor në cilësi komisionerësh dhe zyrtarësh të angazhuar në numërim, ndërsa tashmë janë duke u intervistuar dhe ballafaquar me prova materiale e elektronike.

Hetimet po vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që numri i të ndaluarve të rritet edhe më tej.

Asnjë koment

Comments are closed.