Ja sa vlerësohet dëmi nga djegia e veturave në Suharekë
Një zjarr i madh sot shpërtheu në një autoservis në fshatin Duhël të Suharekës, ku një numër i madh i veturave u dogjën tërësisht. Sipas Policisë, dëmi material është i madh.
Burimet e Gazetes Sinjalit kanë zbardhur detaje nga incidenti, teksa kanë bërë me dije se vlera e dëmit kap shifrën e rreth 40 mijë eurove.
Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i tha Sinjalit se dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit të madh që u shkaktua nga zjarri.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se automjetet janë djegur plotësisht.