23-11-2024

Ja si do ta përfitojnë punëtorët shtesën prej 300 euro

Pavarësisht që Ministria e Financave ka vendosur që për punëtorët e terrenit dhe që kanë qenë të ekspozuar direkt me rrezik për infektim me virusin COVID-19, të ndaj nga 300 euro shtesë. Së fundmi nga kjo ministri është sqaruar se personat që do të përfitojnë këtë shtesë janë stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianet) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut, zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin Prill dhe Maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milion (15,000,000.00 €) euro, shkruan “Zëri.info”.

“Jo i gjithë stafi i institucioneve të listuara në këtë masë do të përfitojnë nga kjo shtesë prej 300 euro (bruto), meqë ajo është e kufizuar në dy kushte: 1) puna në terren dhe 2) ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infektimit për shkak të punës së bërë. Stafi i cili nuk i përmbush këto kushte (stafi administrativ, stafi i liruar, stafi në pushim dhe kategoritë e ngjashme) nuk mund të përfitojë nga kjo masë. Të gjitha organizatat buxhetore do të hartojnë listat e zyrtarëve (të cilët kanë punuar gjatë muajit Mars) që përfitojnë nga kjo masë dhe do t’i dërgojnë. Ministrisë së Financave dhe Transfereve deri më 15.04.2020, së bashku me evidencat dhe dëshmitë që ky staf i përmbush kriteret e përcaktuara. Po ashtu, organizatat buxhetore do të konfirmojnë me letër të veçantë përmes ZKA-së dhe ZKF-së që stafi i listuar i përmbush plotësisht kriteret e kësaj mase. Ky verifikim mbetet në përgjegjësinë e plotë të organizatës buxhetore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, përcjell “Zëri.info”.

Bazuar në këtë njoftim ndërmarrjet duhet që të dërgojnë listat e punëtorëve që kanë punuar gjatë muajit përkatës.

“Ministria e Financave dhe Transfereve ruan të drejtën për të kryer verifikime para ose pas (ex ante /ex post) ngjarjes lidhur me plotësimin e kushteve të Vendimit. Në çfarëdo rasti apo në çfarëdo kohe që konstatohet se organizata buxhetore ka përfshirë në listë përfituese që nuk plotësojnë kriteret e vendimit, Ministria e Financave dhe Transfereve do ta inicioj rastin në organet kompetente të rendit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare – e dënueshme sipas legjislacionit penal në fuqi. Listat e pranuara nga organizatat buxhetore i përcillen Ministrit të Financave dhe Transfereve për aprovim, deri më datë 20.04.2020. Pas aprovimit të listës nga Ministri, përmes sistemit të pagave Thesari bën ekzekutimin e këtyre shtesave në kuadër të pagave për muajin Prill. Procedura e paraparë sipas këtyre kritereve, do të përsëritet për muajin Maj (duke dërguar listen e punëtorëve që kanë punuar gjatë muajit Prill), kjo më së largu deri më 15 Maj 2020. Thesari bën alokimin e parakohshëm për të ekzekutuar pagesat të parapara me Masën 6”, thuhet ndër të tjera në vendim./ZËRI

Asnjë koment

Comments are closed.