Ja si po i hapin disa rrugë në Has (foto)
Në fshatrat e Hasit, që ndodhen skaj bjeshkës së Pashtrikut, varësisht nga zonat, është dimër i vërtet, ndërsa bora ka krijuar trashësinë prej 50-65 centimetra, kështu që kjo ka shkruar vështirësi nëpër rrugë të lagjeve dhe në ato kryesore të fshatrave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Kjo situatë në disa raste ka mobilizuar banorët për t’i hapur rrugët, sikur është rasti në fshatin Lugishtë, rreth 30 km larg Prizrenit.
Disa banorë të atjeshëm kanë thënë për portalin se borëpastrueset kanë qenë në rrugën kryesore të fshatit, por vetëm një herë, ndërkohë që dje bora ka rënë vazhdimisht, andaj atyre u është dashur të intervenojnë vetë për t’i hapur edhe disa rrugë të lagjeve kryesore. /GazetaePrizrenit.net/