Jahir Bejta: I kemi të gatshme 200 padi për krimet e luftës në Kosovë
Jahir Bejta, drejtor i shoqatës “Ngritja e zërit”, ka thënë që ata i kanë përgatitur 200 padi për krimet e luftës në Kosovë.
“200 padi i kemi të gatshme, madje dje për të 11-tën herë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese dojsjet kundër vendimit të Gjykatës Supreme, me pretendimet tona që është i padrejtë, edhe është akt juridik i gabuar, por këtë e thonë dispozitat ligjore…” ka thënë Bejta në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Edhe ai formular që ne kemi tetëfaqesh, kish me hy këtu me interferu brenda për faktin se ne e kemi dëmin moral normalisht, i pari është, dëmnin material, por e kemi edhe fitimin e humbur”.