Japoni, ndërron jetë në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër
Gruaja më e vjetër e Japonisë ka ndërruar jetë sot në moshën 116-vjeçare. E lindur në vitin 1907, Fusa Tatsumi kishte tre fëmijë me burrin e saj.
“Tatsumi vdiq sot në moshën 116 vjeçare,” konfirmoi për AFP një këshilltar në qytetin Kashiwara të Osakës.
Japonia është vendi i dytë, pas Monakos, vendi me më shumë njëqindvjeçarë, përkatësisht më shumë se 47,000. Fusa Tatsumi u bë banorja më e vjetër e arkipelagut pas vdekjes së Kane Tanaka vitin e kaluar në moshën 119-vjeçare.
Kane Tanaka u fut në rekordin e Guinnes në prill 2022, si personi më i vjetër.
Aktualisht, ai “titull” i përket spanjollës së lindur në SHBA, Maria Branias, e cila do të mbushë 117 vjeç më 4 mars 2024.
/abcnews.al