Jasharaj këmbëngul: Nuk obligohemi të kompensojmë orët e humbura
Rrahman Jasharaj nga SBASHK ka thënë se askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe as Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi.
SBASHK-u ka paditur MASHT-in dhe ka vendosur që të mos i kompensojë orët e humbura gjatë grevës së mëhershme.
Jasharaj në RTK ka thënë se Ligji nuk i obligon që orët të kompensohen.
“Vendimi i Ministrisë nuk ka pas ligjore. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin. Ligji për grevat nuk obligon që orët të kompensohen”, ka thënë ai.
“Asnjë bisedë nuk është bërë me ministrin sa i përket kompensmit apo moskompensimit. Dhe aq më keq ministri Bytyçi, kur ne jemi takuar, ka dalur me vendimin për kompensimin e orëve. Ne asnjë marrëveshje nuk kemi arritur”.