Jasharaj: Nëse mësuesit e klasave 1-5 barazohen me ata 6-9, kompensojmë 1 javë të orëve të humbura
Rrahman Jasharaj tha se nëse Parlamenti voton dhe bën ngritjen e koeficientit e mësimdhënësve të klasave 1 deri 5 baras me ata 6 deri në 9, atëherë do të kompensohet një javë në fund të vitit shkollor.
“Të barazohen edhe sekretarët edhe pedagogët. Të gjithë votuan pro. Ne zotohemi se do ta mbajmë një javë në fund të vitit por nëse kjo nuk ndodh atëherë s’ka zëvendësime. Ju e autorizoni SBASHK-un që ta bëjë një kërkesë që ministri ta tërheq definitivisht vendimin për orët e humbura. Po gabon kushdo që mendon se do t’i zëvendësojmë 3 javë”, deklaroi Jasharaj, raporton KTV.