26-02-2025

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se uron që të formohet një Qeveri ku sipas tij, do të ulet e të bisedojë me sindikatat.

Jasharaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur “prirje” për të realizuar kërkesat e sindikalistëve.

“Kjo mungesë dhe kjo vonesë e aq më keq që nuk dihet ndonjë datë saktë se kur do të aktivizohet parlamenti dhe qeveri e dalë nga vota e 9 shkurtit. Është normale që krijohen telashe shtesë ngase edhe gjatë katër vitet e Qeverisë Kurti 2 e cila nuk ka pasur ndonjë rezultat të shënuar sepse ka munguar dialogu dhe shumë nga çështjet e ngritura nuk janë përfillur nga kjo qeveri dhe çdo vonesë ndikon që çështjet problemet dhe sfidat të shtohet dhe neve na mbetet të urojmë që të kemi një qeveri që së paku që dinë të qaset dialogu dhe të ulet me sindikata”.

“Na mbetet të urojmë që të mos na ndodh sikur katër vite me qeverisjen e Kurtit që nuk ka ekzistuar fare. Kur kërkesat jo vetëm të sindikatës sonë, por edhe të policisë zjarrfikësve kanë mbetur si kërkesa të publikuara të protestuar, mirëpo nuk kemi pasur ndonjë dialog dhe kjo qeveri që shkoj nuk ka pasur prirje për të realizuar ndonjë kërkesë, dhe kërkesat kanë mbetur të parealizuara dhe gjërat që kanë bërë për arsimit dhe të tjerët nuk kanë qenë marrëveshje me sindikatat kanë qenë sepse qeverisë i ka shkuar në mbetje ta bëjë”, tha Jasharaj për EO.

Asnjë koment

Comments are closed.