18-08-2025

Jashari e Modriqi debutojnë për Milanin

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, dhe kroati Luka Modriq kanë debutuar për Milanin të dielën mbrëma. Të dy lojtarët janë inkuadruar në minutën e 66-të në ndeshjen kundër Barit për Kupë të Italisë.

Milani është duke e fituar 2:0 ndeshjen. Për Jasharin, i cili javë më parë iu bashkua Milanit për 37 milionë euro nga Clube Brugge, është paraqitja e parë zyrtare.

Modriq iu bashkua Milanit si lojtar i lirë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.