24-11-2024

Javë më e frytshme, më shumë lindje në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 67 foshnja të porsalindura.

Krahasuar me javën paraprake, sipas të dhënave del se në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe kanë lindur 17 fëmijë më shumë, ndërsa një rast i lindjes ka qenë gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 38 vajza apo 9 më shumë se djem.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.