25-11-2024

Javën e ardhshme në ShBA nis faza e fundit e testimit të një vaksine kundër Covid-19

Bota është duke shpresuar në zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, pas infektimit të rreth 16 milionë njerëzve dhe shënimit të mbi 630,000 viktimave.

OBSh-ja ka thënë se në tërë botën janë duke u testuar klinikisht 25 vaksina të mundshme. Një nga to, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, pritet që javën e ardhshme të futet në fazën e tretë të testimit.

Vaksina e zhvilluar nga Qendra Kërkimore e Vaksinave në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, pritet të hyjë në fazën e tretë të testimit javën e ardhshme. Në këtë proces pritet të marrin pjesë 30,000 vullnetarë dhe në të do të testohet nëse vaksina i mbron njerëzit nga koronavirusi.

Kjo vaksinë përdor qelizat mRNA, të cilat përdoren për të prodhuar proteina, në këtë rast, proteinat që nevojiten për ta prodhuar “majën” që virusi e përdor për t’u ngjitur në qelizat e organizmit. Duke iu falënderuar vaksinës, sistemi imunitar i njeriut mund të reagojë më shpejt, posa ta identifikojë cakun.

Rezultatet e hershme të fazës së parë të testimit u publikuan në mesin e korrikut. Ato dëshmuan se vaksina e ka nxitur një reagim të sistemin imunitar të njerëzve që e kanë marrë atë. Në fazën e tretë, njerëzit do të marrin dozën mesatare prej 100 mikrogramëve.

Dr. Barney Graham, zëvendësdrejtor i Qendrës Kërkimore të Vaksinave, tha se shpreson që kjo vaksinë të jetë 70 deri 80 për qind efektive dhe se ky do të ishte një sukses, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Asnjë koment

Comments are closed.