Ka dhënë dorëheqje drejtori me aktakuzë i Komunës së Prizrenit, Ertan Simtiçi, transmeton “GazetaePrizrenit.net.”
Ai këtë e ka bërë në një konferencë shtypi, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ku bashkë kanë dhënë disa sqarime.
Simitçi ka deklaruar se këtë e bën pas aktakuzës, për keqperdorim të detyrës zyrtare.“Kemi pas angazhim shumë të mirë me stafin e juaj. Por ky rasti i jem është i veçantë dhe e dijë që nuk është lidhur me juve, me mandatin e juaj por me problematikën e Prizrenit. Duhet të marrim një vendim konkret që qytetarët ta dinë që në Prizren gjithherë ka pas transparencë. Nga sot do jap dorëheqje nga detyra ime dhe do lirohem nga të gjitha akuzat dhe do merrem vetëm me këtë proces”, ka thënë ai.
Simitçi akuzohet se në periudhën janar-dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa, ka shfrytëzuar autoritetin zyrtar duke u dhënë disa medieve lokale në këtë qytet para në vlerë prej 11 mijë e 800 euro, pa kaluar fare në procedura të tenderimit, të cilat janë të parapara me ligj.
Ngritjen e aktakuzës ndaj Simitçiut, Haskuka, e ka vlerësuar si tendencioze./GazetaePrizrenit. net/
Lexo edhe:
Çfarë qëndrimi do të marrë Haskuka ndaj rastit të drejtorit me aktakuzë?