Jeton Bytyçi: PDK e ka hequr me mirëkuptim billbordin e Veselit, Haskuka s’mund ta bënte me forcë
Kjo pamje më nuk qëndron në oborrin e partisë më të madhe politike në Prizren, PDK-së. Heqja e billbordit, në të cilin ka qenë fotoja e madhe e kryetarit të saj, KAdri Veselit ka nxitur një debat nëpër rrjete sociale në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Administratori i degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi përmes një postimi në “facebook”, ka shkruar se sikur PDK-ja të mos dëshironte ta heq me mirëkuptim billbordin e kryetarit të saj, Veselit, le të harronte kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka se këtë mund ta bënte me forcë.
Ja postimi i plotë i tij:
“Kryetari” i Komunës së Prizrenit, që njihet si turist në qytet të vet, dje paska deklaru që e paska hek fotografinë, brenda zonës historike, të kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës së Kosovës, njëherit kryetarit të PDK-së, z.Kadri Veselit. Sa për informim të opinionit publik, “kryetari” haptas po mundohet të gënjej, mirëpo ka kush e demanton këtë gënjeshtër të tij të kulluar.
Sa për informatë: neve na ka ardh, një njoftim nga Inspektoriati i komunës së Prizrenit, se gjoja billbordi tek selia e PDK-së, qenka pengesë në zonën historike, dhe ne si parti instucionaliste që jemi, dhe në respektim të ligjeve dhe institucioneve që vet i kemi kriju, e kemi hequr vullnetarisht billbordin në fjalë, për të i’u dhënë shembull edhe juve partive që nuk respektoni instutucionet e Republikës, se ne si parti respektojmë institucionet në fjalë, pavarësisht kush i udhëheq ato, në këtë rast ju që vetëm abuzoni dhe keqmenaxhoni me institucionet tona.
Ndërsa ajo që ju thoni se e keni hek billbordin e kryetarit Veseli, nuk qëndron, por ne me mirëkuptim e kemi hek, përndryshe mos me pas dasht ne me hek, harroje që kishe mujt me hek me forcë, siç ti pretendon. Duhet turp ty me të ardh që mburresh, me largimin e fotografive të Çlirimtarëve nga zyret tua. Sa për njoftim, ato figura emblematike të Ushtrisë Çmirimtare, jetën e kanë dhënë, që ti sot kishe je ul në at kolltuk, me e udhëheq komunën më të rëndësishme të historisë ndër shekuj Prizrenin, ndërsa ti nga ajo ulëse keqmenaxhon dhe abuzon me pozitën tënde zyrtare, dhe qe 1 vjet qeverisje, vitin e përmbyll si të suksesshëm, se gjoja e ke largu fototgrafinë e kryetarit Veseli.
Kur ti të fol për figura historike dhe çlirimtare, ty duhet turp me të ardh, për të kaluarën tënde, sepse të gjithë e dinë të kaluarën tënde, sesa keni bërë ju për Komb dhe për Atdhe. Kadri Veseli, si kryetar i Parlamentit, ju ka tregu në Parlament, se me të nuk ju shitet juve, sepse vetëm ai juve u’a palon, sa fillut me ba ciu-ciu, ju shpërthyn skandalet në të gjitha anët, sa qun në qarjen dhe ndarjen më të madhe të subjektit tuaj politik.
Oborri i degës se PDK-së pas heqjes së billbordit
Dhe së fundmi, më së miri u dëshmua, se kush jeni ju VV, që financoni organizata kriminale, e cila tenton ta marr vet në dorë ligjin, dhe mirret me vepra të rënda kriminale deri në vrasje. Turp duhet me ju ardh edhe nga e kaluara e juaj, ku e keni pas mundësinë ta dëshmoni veten gjatë luftës, dhe asgjë nuk keni bërë, dhe tash pas lufte, ku ju e njihni vetëm gjuhën e dhunës, dhe shkatërrimit të Shtetit, për të cilin janë sakrifiku dhe fliju shumë qytetarë të këtij vendi ndër shekuj, që sot abuzoni në forma më të liga, siç ju dini më së miri ta bëni këtë punë.
Turp duhet me ju ardh edhe për gjendjen që e keni krijuar këtë vit me plot dështime gjatë keq-qeverisjes. Në vitin 2019, jetën kemi me u’a nxi, për qeverisjen tuaj të dështuar, ku edhe ata që vet ju kanë votu, në fillim të qeverisjes, i keni zgjënjy skajshmërisht, si të dështuar që po e kallxoni veten, dhe analfabet sa i përket sesi qeveriset qyteti. PDK, për ju do të mbetet përherë si shkollë dhe Akademi, për dallim nga ju VV, që vetëm dini me shkatërru vendin”, ka shkruan Bytyçi./GazetaePrizrenit.net/