24-11-2024

Jeton Bytyçi reagon ndaj Haskukës: Mos tentoni që përmes formave të shantazhit dhe kërcënimit, të ma ndalni fjalën e lirë

Shkruan: Jeton BYTYÇI

Pas statusit të fundit në profilin tim në facebook, “kryetari” i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuak si në kohërat e vjetra përmes selameve dhe letrave, tenton që të ma mbyllë gojën, dhe duke tentuar që mos ta shpreh mendimin e lirë qytetar, gjë që garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo e drejtë qytetare dhe elementare, për shprehje të mendimit të lirë.

I’a bëjë me dije “kryetarit” se: edhe pse ka zgjedh, që përmes formave të tilla të ulëta, dhe të liga si lloj: presioni, shantazhi dhe kërcënimi, për mos me shpreh mendimin tim ndryshe, unë për asnjë moment dhe për asnjë çmim, nuk e kam ndërmend me u ndal, dhe mos mendoni që më frikësoni me kësi forma perfide.

Në cilin shtet po mendon “kryetari” që po jeton, ku si i pari i komunës, publikisht më shantazhon dhe më kërcënon, vetëm për një fjalë të thënë nga ana ime.

Pyes publikisht, se a është Kosova shtet demokratik, apo shtet komunist, sikur Kina dhe Koreja veriore, ku nëse nuk i përshtatesh pushtetit, edhe të pushkatojnë.

Burrit të botës në krejt statusin që e kam shkru, nuk i ka djeg që kam theksu se: nuk i respekton dhe nuk i nderon dëshmorët e rënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës, por siç e vëreni në foto, i pengon vetëm shprehja që ka qenë në Beograd. Por sipas të thënave që flitet gjithandej në Prizren, dhe ndoshta mund të jem unë i keqinformuar, mirëpo ky edhe vet po e pranon që ka qenë në Beograd.

Nuk ka rëndësi a ka qenë dhe sa ka nejt në Beograd, por diçka që ka rëndësi është kjo se: veprimet dhe sjelljet e tij, janë të njejta me personat e lartë zyrtar të Beogradit, të cilët kanë kryer krime dhe gjenocid në Kosovë, siç janë: Vuçiq dhe Daçiq, sepse në këtë aspekt, është në një linjë të mendimit dhe të veprimit me këta kriminelë të Beogradit, të cilët njejtë sikur “kryetari”, i cili është zyrtar i lartë në Prizren, nuk i njeh simbolet: flamurin, himnin, dhe rrjedhimisht nuk e njeh Kosovën shtet.

Nuk e di, pse kaq shumë i paska pengu kjo shprehje “kryetarit”, kur ky vet para një kohe, në Parlament e ka sulmu edhe fizikisht ish kryeministrin e Kosovës, duke e gjujt me gjëra të forta në Kuvend, ndërsa kolegët nga partia e tij, për çdo ditë përdorin edhe shprehje akoma më të rënda të pavërtetuara, sikur: hajn, kriminel, tradhtar, vrasës etj, ndërsa me mu, vetëm për një shprehje, po ka dëshirë me u ballafaqu në gjykatë dhe në prokurori.

Për këto vepra penale dhe kriminale që i ceka më lart, janë me fakte të dëshmuara, që zyrtarët e VV-së i kanë bërë tërë kohën, dhe askush nga ta nuk është dënuar, ndërsa unë vetëm për një fjalë të vetme të thënë nëse po dojnë për të më ndjek penalisht, dhe që pretendojnë unë me u dënu, atëherë kjo do të ishte skandaloze edhe për drejtësinë, ngase do të krijonte një pratikë të re gjyqësore, sepse ky rast i vetëm do të krijonte precedant, apo thënë ndryshe rast “sui generis” (i llojit të vet).

O zotni “kryetar” ka shumë qytetarë që mendojnë si unë, dhe nëse deri sot nuk janë shpreh sikur unë, nuk do të thotë që në vijim nuk do të shprehen, dhe rrjedhimisht i bie që ju krejt ata qytetarë që nuk mendojnë sikur ju, doni me i dërgu nëpër gjykata dhe prokurori a?
A e din ti që krejt mandati të shkon, duke u ballafaqu me ata qytetarë nëpër gjykata dhe prokurori?

Andaj, unë të rekomandoj, që mos me u marr me kësi cikrrime, sepse qytetari të ka votu me punu, e jo me u marr me kësi punë të vogla: kush e tha, dhe qka tha, andaj përvjeli mëngët mirë, sepse ki shumë punë për Prizrenin.

Gjysma e mandatit të shkoj, pa e bërë as edhe një projekt të vetëm kapital, i cili do të duhej të mbahej në mend, për të mirën e qytetarëve.

Ju keni kërku që unë me u tërhek për një fjalë të vetme, ndërsa unë publikisht po kërkoj, që ju të jepni dorëheqje morale nga pozita e kryetarit, sepse jeni një dështak dhe gënjeshtar i madh, duke mos i realizu, as për së afërmi, pritjet e mëdha të qytetarëve të Prizrenit.

Forma të cilën po don me e zgjedh “kryetari”, është formë e ligë, sepse vetëm në kohërat më të vështira gjatë luftës në Kosovë, qytetarët janë ftuar nëpër gjykata dhe prokurori, vetëm për një fjalë goje të thënë.

Ndërsa fatin e keq si i ri, edhe personalisht e kam pasur në luftë ku jam rrahur, nga pushteti i Millosheviçit, vetëm pse nuk kemi mendu, dhe nuk jemi pajtu me regjimin e tij kriminal dhe fashist.

Për fund e pyes “kryetarin” e komunës, se në cilën gjykatë, dhe në cilin shtet dëshiron të më padis, sepse ky është turist i madh, dhe shëtit shpesh nëpër shtete të ndryshme të botës.

Nëse e ka mendu të më padis në gjykatat e Republikës së Kosovës, atëherë është paradoksale, sepse “kryetari” nuk e njeh Kosovën shtet, dhe logjikisht as gjykatat e Kosovës nuk i njeh.

Në të njejtën kohë, po këta persona, kanë akuzu që pikërisht këto gjykata janë të kapura, duke dyshuar në funksionimin dhe pavarësinë e gjykatave të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, nëse e ka mendu ndryshe, unë këtu jam, sepse jam banor rezident në Republikën time të Kosovës, të cilën PDK, dita e ditës po e bënë me sakrifica dhe mund të madh, përkundër dashakqinjëve, që gojën plotë e kanë për çdo ditë, kundër Republikës së Kosovës.

Fotografia e Jeton Bytyçi

Fotografia e Jeton Bytyçi

Asnjë koment

Comments are closed.