Jo e zakonshme: Gruaja i hyn dajak burrit në Lipjan, e bën për mjek, ndërhyn Policia
Gazeta Sinjali raporton për një rast të fundit të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Lipjan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Siç mëson Sinjali, rreth mesnatës, në fshatin Bujan, një 25-vjeçar ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, rreth 23-vjeçare, me të cilën bashkëjeton dhe kanë një fëmijë trevjeçar.
Në deklaratën e tij, 25-vjeçari ka theksuar se gruaja e ka kapur për fyti dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja ka pretenduar se është kapur për fyti nga burri i saj. Të dy palët kanë marrë trajtim mjekësor dhe kanë siguruar raporte mjekësore për lëndimet që kanë pësuar.
Në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia e Dhunës në Familje, e cila ka marrë veprimet e duhura. Po ashtu, Prokuroria ka autorizuar hapjen e hetimeve për rastin, që është regjistruar si “Dhunë në Familje”.
Pas ndalimit, 25-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt dhe është kthyer në banesën ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijën.
Nga ana tjetër, gruaja është strehuar tek vëllai i saj në qytetin e Lipjanit