Joe Biden diagnostikohet me kancer
Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC.
“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastaza në kocka”, thuhet në deklaratë.
Deklarata vazhdon: “Edhe pse kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”.