“Ka hypë në veturë për me shku…”, Veterani i UÇK’së i zhdukur qe 8 muaj – Deklarohet Policia

Sipas familjarëve, me të cilët ka biseduar Gazeta Insajderi, Tejeci është zhdukur më 23 janar të këtij viti.
“Babi im, Zylfi Tejeci është i zhdukur nga 23 janari, sot 8 muaj janë bërë dhe ende nuk kemi asnjë informacion për fatin e tij”.

“Nuk kemi asnjë informacion, polica thotë vetëm hetimet vazhdojnë”.
Ardian Tejeci ka treguar edhe se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij.


Rreth këtij rasti, Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët thanë se kanë bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, me qëllim gjetjen e tij.

Mirëpo deri më tani personi i zhdukur nuk është gjetur.
“Të nderuar, Që nga data 23 janar 2025, është raportuar si person i zhdukur z. Zylfi Tejeci. Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, ka hapur rastin dhe ka ndërmarrë veprime të shumta hetimore me qëllim gjetjen e tij. Deri më tani, personi i zhdukur nuk është gjetur. Megjithatë, Policia e Kosovës, përmes Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren, po punon me përkushtim të plotë për zbardhjen e rastit”.