Ka po shkon LDK-ja në Prizren, kush po kërkon të largojë gardën meritore të vjetër të degës?!
Shkruan: Qazim THAÇI
LDK-ja dega në Prizren, në zgjedhjet lokalet të posapërfunduar , ka garuar me kandidatin e sajë Anton Çuni ku edhe doli subjekti i tretë i radhës më i votuari e ku në Kuvendin Komunal përfaqësohet me 7 kuvendarë. Tani pas fitores së Shaqir Totaj, për kryetar komune , në koalicionin e balotazhit listën ; AAK, Nisma, AKR dhe subjekte politike të ashkalinjëve. Kurse LDK-ja mbeti më të drejtën e vete anëtarëve se cilin duan ta votojnë.
Mirëpo pas fitores së Totajt për kryetar siç duket kryetari i këtij subjekti politik Lumir Abdixhiku dha sinjalin nga ata që mos të bëhet në koalicion më fituesin e kryetarin Shaqir Totaj., Sipas disa burimeve mirë të informuara tashmë flitet se kryetari Abdixhiku po kërkon që të largohen garda e vjetër e kësaj dege edhe pse jenë më meritorët, Ne u munduam të i marrin ata pesë emra që konsiderohen si gardë e vjetër si; Qemajl Krasniqi, që para lufte veprimtarë i kësaj partie, Fatmir Memaj ,Haziz Hodaj e Xhavit Ukaj.
Mirëpo nga këta ne arritën të kontaktojmë Qemajl Krasniqin i cili na konfirmoi se të hënën kanë ftesë nga PDK dhe kryetari Totaj, për të diskutuar edhe për koalicionin. Ai tha se është manipalative brenda degës së LDK së se kinse Lumiri është kundër koalicionit në mënyrë kategorike,. Ai tha se ai ka thënë se si të vendos shumica ashtu duhet edhe të bëhet, Ne mendojmë se shumica janë për koalicion qeverisës në Prizren dhe kjo mbete të shihet tha ai.
Kurse Fatmir Memaj ishte paksa më kategorik duke thënë se ‘’Unë nuk di çka ka thënë Lumiri apo Antoni apo Hanefiu, sepse kanë një rast në familje. Por, unë po them se para të gjithë këtyre unë jam në LDK. Prandaj të presim e të shohim se mundet Lumir të largojë gardën e vjetër të kësaj dege …..’’ tha ai.
Ne kërkuam të marrin në telefon dikë kryetarin, Totaj apo zyrtarë të tjerë nga PDK por ata nuk patën qasje telefonike Por, kërkesa e Lumir Abdixhikiu që në Prirzen mos të bëhet koalicion jep një sinjal jo të mirë për këtë degë nëse ai këmbëngul. Ose nëse pritet që brenda kësaj partie të bëhen edhe ndryshime pasi anëtar te listës ‘’Guxo’’, që ishin veprimtar të deri djeshëm në LDK mund të ribashkohen në trungun ku edhe kanë dalë.
Por, nëse ajo rikthehet është një pikë pyetje e madhe se cilin vend e ajo duhet të jete brenda strukturës së kësaj partie, sepse një pjesë gardës së vjetër në LDK tashmë nuk është, mungojnë :Eqrem Kryeziu, Isa Mustafa, e tash kërkesat janë edhe për emrat vëllezërve Hamiti në krye me Prof. dr.Sabri Hamitin, Kështu kjo jep mundësinë të kuptohet që problemet brenda LDK -së që janë probleme brenda vetës e kjo siç duket do të fillojë nga dega e Prizren it, mbetet të presim të hënën e për ta pa se çka mund të ndodhë me këtë subjekt politik do të hyjë në koalcion apo jo .Apo do të kërkojë tjera rrugë ?????.
(Autori është kryeredaktor në RTV Besa dhe themelues i portalit “QendraPress” në Prizren).
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.