Kabashi: Banesat cilësore për familjet në nevojë do të jenë prioriteti im!
Fejzë Kabashi, kandidati i LDK-së për Kuvendin e Komunës së Prizrenit, angazhohet për një të ardhme më të mirë, ku çdo familje në nevojë do të ketë një shtëpi të merituar, duke ofruar një përfaqësim vizionar dhe të denjë për qytetarët e Prizrenit.
“Çdo vit buxhetor të sigurohen kode buxhetore, përmes të cilave do të ndërtohen shtëpi, meremetohen shtëpi apo banesa dhe kulme për të gjitha familjet nevojtare në komunën tonë,” u shpreh Kabashi.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët që të ndëshkojnë pushtetarët e politikanët që, sipas tij, e kanë trajtuar qytetarin vetëm si numër votash, pa iu përgjigjur nevojave të tyre reale.
