06-10-2025

Kabashi premton angazhim për rikthimin e shërbimeve të shëndetit oral në Prizren

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK, Fejzë Kabashi, kritikoi për siç ka thënë, shuarjen e disa shërbimeve të shëndetit oral në komunë, duke e konsideruar këtë veprim si një dëmtim serioz ndaj qytetarëve.

“Shurja e shërbimeve të shëndetit oral në komunën e Prizrenit përveç që nuk është zgjidhje, është dëmi më i madh që iu bëhet qytetarëve tanë,” ka thwne ai, derisa  ka premtuar se, nëse zgjidhet kuvendar, do të angazhohet me urgjencë për të kthyer të gjitha shërbimet e shuara tek qytetarët dhe për të rregulluar statutet e qendrës specialistike stomatologjike.

“Si kuvendar parreshtur e me urgjencë do të kërkoj që të zgjidhet statuti i qendrës specialistike stomatologjike dhe që gjitha shërbimet e shuara t’i kthehen menjëherë qytetarëve,” tha Kabashi

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën që stomatologët të punojnë çdo ditë në Qendrat e Mjekësisë Familjare, si dhe angazhimin për të siguruar shërbime stomatologjike në shkollat me numër të madh të nxënësve, veçanërisht aty ku QMF-të janë larg.

“Do të kërkoj që në QMF të punojnë Stomatologët çdo ditë e përveç kësaj konsideroj se edhe shkollat me numër të madh të nxënësve duhet të kenë Stomatolog, e sidomos ato ku QMF-të janë larg,” përfundoi Kabashi.

https://www.facebook.com/reel/829200566221878

Asnjë koment

Comments are closed.