05-10-2025

Kabashi: Rindërtimi i shërbimeve sociale, prioriteti i LDK-së për Prizrenin

Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve që ofrojnë shërbime sociale në këtë komunë. Ai theksoi se gjatë katër viteve të fundit, qytetarët janë përballur me neglizhencën institucionale, duke lënë kategoritë më të ndjeshme pa mbështetje të nevojshme.

Kabashi kërkoi që si kuvendarë të marrin përgjegjësi për të siguruar fonde të nevojshme çdo vit, në mënyrë që të ndërtojnë dhe funksionalizojnë institucionet që mungojnë në Prizren. Ai theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve për qytetarët, sidomos për ata në nevojë.

“Le të jemi kuvendarë që marrin përgjegjësi, duke siguruar kode buxhetore çdo vit me qëllim që të ndërtojmë dhe funksionalizojmë institucionet që kanë munguar në Prizren”, deklaroi ai.

Sipas tij, prioritet do të jenë: ndërtimi i shtëpisë për të moshuar, funksionalizimi i qendrës së qëndrimit tërë ditor, QPS2, si dhe mbështetja e pakontestueshme për QPS-në si institucion kujdestarie – të cilat janë jetike për mbrojtjen e familjes dhe kategorive të cenueshme në shoqëri.

https://www.facebook.com/share/v/1D3yUF7gRc

Asnjë koment

Comments are closed.