Kadri Kryeziu: Marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë përmes një referendumi gjithëpopullor (VIDEO)
Kadri Kryeziu, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së , tregoi arsyet pse iu fut garës elektorale në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në një intervistë në Magazina Zgjedhore ai përmendi proceset që e presin Kosovën në vijim.
“Duke pasur parasysh se procesi i Kosovës është në vazhdimësi, duke menduar dhe shpresuar se vitin e ardhshëm do të bëhet një marrëveshje ndërkombëtare që do të trajtohet në Kuvendin e Kosovës kam menduar të jem pjesë e një legjislature vendimmarrëse ku kryhet procesi i Kosovës”.
“Në të ardhmen pasi të përfundoje procesi i Kosovës do të merrem me ndihmesën e njerëzve për punësim dhe problemet e ndryshme me të cilat përballen ata. Njerëzit në pushtet kanë vetëm një detyrë – t’ua lehtësojë jetën qytetarëve”.
Kryeziu foli edhe për taksen 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, përderisa theksoi se duhet të tregohemi të kujdesshëm në raport me partnerët ndërkombëtar.
“Veprimet politike dhe qeveritare duhet të merren në momente të duhura dhe kohë të duhura, por edhe të largohen në kohën e duhur”.