Kadri Veseli përqafon djalin ushtar të Shkëlzen Haradinajt
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para se të nisë fjalimin e tij në ceremoninë shtetërore e themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka përshëndetur dy njerëz, në veçanti.
Veseli së pari ka përshëndetur Rifat Jasharin dhe së dyti ka përshëndetur djalin, tash ushtar, të heroit Shkëlzen Haradinaj – vëllaut të kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Klan Kosova.
Madje, ai edhe ka shkuar pranë tij që ta përqafojë – veprim që është duartrokitur shumë nga gjithë audienca e pranishme në këtë ceremoni.