Kadriaj i LDK-së reagon për gjendjen e varrezave të martirëve në Tusuz
Zyrtari i LDK-së në Prizren, Nderim Kadriaj, ka reaguar ndaj gjendjes së rëndë të varrezave të martirëve të masakrës në lagjen Tusuz, duke publikuar në ‘facebook’ edhe disa foto.
Sipas tij, varret janë mbuluar me barë të thatë, shkurre e mbeturina, duke e quajtur këtë neglizhencë të pafalshme nga pushteti lokal.
Reagimi i plotë i Nderim Kadriajt
Rrugës për të takuar disa miq në lagjen Tusuz, u ndala për një moment dhe pashë me sytë e mi një pamje që të dhemb shpirtin!
Varrezat e martirëve të masakrës së Tusuzit, ku pushojnë heronjtë tanë, janë në gjendje të mjerueshme. Përreth tyre ka mbeturina të shpërndara, bari i thatë dhe shkurre të cilat kanë pushtuar varret, duke krijuar një pamje të turpshme dhe të papranueshme.
Është e pafalshme që vendi ku prehen ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e këtij vendi të lihet në këtë harresë e neglizhencë totale nga pushteti lokal. Këto varreza janë jo vetëm kujtim për familjarët, por edhe monument i gjallë i historisë sonë të dhimbshme e krenare.
Prizreni meriton kujdes, dinjitet dhe respekt për ata që u flijuan për të.
https://www.facebook.com/share/p/176zpMs6Q5/
https://www.facebook.com/share/p/176zpMs6Q5/