Kadrijaj: Disa u liruan nga karantina me diagnoza false
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nga karantina janë liruar persona që nuk kanë pasur fare diagnozën e cila u është përshkruar si arsyetim për lirim nga karantina.
“Nuk i frikësohem padisë se ku i kam marrë dokumentet. Menaxhimi i të riatdhesuarve bëhet nga Ministria. Dokuemtni që kam publikuar nuk është dokument ligjor, është administrative që një grup njerëzish kanë rastisë me pasë të njëjtën diagnozë. Nuk ka vulë dhe nuk ka faksimil, derisa nuk i ka këto, nuk quhet dokument ligjor. Nuk e kemi pasë problem pse janë liru njerëzit, kushtet e kriteret janë vendosë nga Ministria, pra për karantinë. Shumicën e këtyre njerëzve i njoh personalisht dhe nuk kanë diagnoza të tilla, ata kanë qenë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe kur janë kthy janë liru nga karantina. Nuk e kanë atë diagnozë”, ka thënë Kadrijaj.
“Nëse kishin pasë diagnoza të tilla, nuk kishin mujtë me shku me punu nëpër Evropë, ato diagnoza me të cilat këta qytetarë janë liruar nga karantina, nuk janë valide’’.
“Nuk kanë analiza dhe nuk kanë konfirmim që ata njerëz janë me një diagnozë të tillë. Ne s’e kemi vendosë atë diagnozë, aty fare nuk ka faksimil të mjekut, se kush i ka vendosë ato diagnoza, duhet të hetohen në Ministrinë e Shëndetësisë’, ka thënë ajo.
“Ne e dimë se nga karantina janë liruar njerëzit në mënyrë selektive’, tha ajo.
“Më vjen mirë që panedmia është në rënie në Kosovë. Se sa është menaxhu pandemia në Kosovë, muj me thanë vërtet kemi dështuar. Unë jam deputete dhe detyra jonë përvec amandamentimit të ligjeve është edhe mbikëqyrja e Qeverisë. Detyrë e jona është t’u drejtohemi ministrave për gabimet që bëjnë gjatë qeverisjes. Jemi në një situatë pandemie që ka përfshi botën, kemi mendu që po menaxhohet mirë, sic e kemi pa nëpër konferenca për shtyp sic kanë thënë edhe kryeministri edhe ministri i shëndetësisë”, ka thënë ajo.